VLORE - Policia e Vlorës në bashkëpunim me strukturat kundër Krimit Ekonomiko-Financiar kanë vënë në pranga një 40 vjeçar, ish-punonjës i Zyrës së Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, i cili ishte i shpallur në kërkim, dhe ishte i dënuar me 3 vjet burgim.
I arrestuari është Vladimir Haxhiraj, banues në Vlorë. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë viteve 2006-2008 në kohën kur ka qenë punonjës i ZRPP në Vlorë ka falsifikuar nëpërmjet shpërdorimit të detyrës kartelat e 3 pasurive me mbi 350 m2.
Lidhur me këtë veprim, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Falsifikim i dokumentave".
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com