VLORE- Efektivët e Policisë së qytetit të Vlorës kanë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Një muaj më parë personi në fjalë ka kërcënuar, me një armë tip automatik, shtetasit H. Rr dhe E. Rr, të dy banues në Vlorë.

Luan Kimet Sejdiraj, 41 vjeç dhe me banim në Vlorë, më datë 12 shtator të këtij viti ka kanosur me jetë dy persona, ndërsa arrestimi është bërë i mundur vetëm ditën e sotme. Gjithashtu, në momentin kur ka ndodhur ngjarja, Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Françesko Sulo, 18 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës. Ky i fundit është vënë në pranga pasi ka tentuar të ndihmojë Sejdirajn të largohet me anë të automjetit të tij.