VLORË - Katër persona janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, për vepra të ndryshe, si aksidente, dhunë në familje, vjedhje e ten tativë vrasjeje. Sipas njoftimit të kësaj policie, të djelën u arrestua për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, Alfred Rrapi, 54 vjeç, banues në Vlorë.

Personi i dytë i vënë në pranga është Petrit Zeka, 52 vjeç. Prangosja e tij është bërë, pasi kërkohej për dhunë në familje. Ndërkohë po të djelën, në pranga ka rënë 32-vjeçari Proletar Begaj, i cili është arrestuar në flagrancë, teksa ka tentuar të vrasë një person, pas një sherri banal.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga Komisariati i Vlorës është ekzekutuar urdhëri u prokurorisë për ndalimin e personit të shpallur në kërkim për “vjedhje” e kryer në bashkëpunim për Zamir Aliajn, 18 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar, se adoleshenti është bashkëautor i vjedhjes së banesës së ndodhur më 03.01.2011 në lagjen “11 Janari”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)