Vlorë - Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë do të organizojë një aktivitet më 29 korrik lidhur me modën dhe muzikën. Spektakli do të zhvillohet në shëtitoren “Pavarësia” ku do të marrin pjesë dy figura të shkëlqyera secili në fushën që përfaqëson.
Antonio Maggio , kantautori i ri italian do të jetë i pranishëm për muzikën. Maggio ka fituar Festivalin Sanremo Giovani 2013 si dhe ka qenë fitues i edicionit të parë të X-Factor në Itali. Kurse spektakli i modës do të përfaqësohet nga stilisti i njohur italian, Paolo Salerno, i cili do të paraqesë tendencat e fundit të modës si dhe disa veshje nusesh.
Ndërsa një ditë më parë, këtij show do t’i paraprijë një event i rezervuar për eksponentë nga bota e shtypit dhe e kulturës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com