Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për të marrë ndihmën e mjekësore. Mësohet se drejtuesi i motorit, shtetasi A.Rr, 36 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të cilat do të përcaktojnë edhe shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2018, në Bulevardin ''Ismail Qemali'', tek aleksandria shtetësia A.M., 32 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip ''Nissan'', ka aksidentuar shtetasin A.Rr., 36 vjeç, i cili drejtonte një mjet motorr.
Drejtuesi i mjetit motorr është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë ku po merr ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore të cilët po vijojnë me procedurat e nevojshme dhe të mëtejshme për rastin në fjalë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com









