Vlorë, mbi 30 fëmijë të shtruar
në ditë, shkak gripi i stinës

Vlorë, mbi 30 fëmijë të shtruar <br />në ditë, shkak gripi i stinës
VLORE - Luhatjet e temperaturave ditët e fundit kanë sjellë shtimin e rasteve të virozave të stinës në qytetin e Vlorës. Mbi 30 fëmijë shtrohen në ditë në këtë repart për të marrë kontrollin mjekësor. Vetëm ditët e fundit ka pasur dyndje në Spitalin e Vlorës, si pasojë e klimës së paqendrueshme në vend.

Pediatri pranë spitalit të Vlorës, Fatmir Brahimi shpjegon se pasojat që sjell gripi i stinës janë temperaturat e larta, bark, të vjella, simptoma të astmës etj.

Sipas mjekut pranë këtij spitali, prindërit duhet të kujdesen për fëmijët dhe t’i ruajnë ata nga ambientet e jashtme të ftohta.

Sipas tij, nuk është e nevojshme shtrimi i fëmijëve në pediatri pasi ata më parë duhet të konsultohen me mjekun e familjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi