Një situatë e pazakontë pritet që të ketë në ditën në vijim nga reshjet e shiut. Kjo ka bërë që edhe Prefektura e Vlorës të mbledh shtabin e Emergjencave civile.

Në këtë takim të thirrur nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, kanë qënë drejtues institucionesh të Vlorës, Kreu i bashkisë Dritan Leli , drejtori i Policisë së qarkut, Gentjan Shehaj etj.

Ky takim ka qënë për koordinimin e njësive vendore në situatën që pritet të ndodh nga shirat. Prefekti i qarkut të Vlorës dha porosi për gatishmëri të institucioneve, policisë, zjarrfikësve për cdo situatë.

Vlora dhe rrethinat, cilësohen mes zonave më të rrezikuara nga përmbytjet. Monitorim të vecantë prurjeve në lumin Vjosa që pritet të jenë të larta në 24 orët në vijim.

Kryebashkiaku i Vlorës Leli, apeloi qytetarët të mos parkojnë në garazhe të nëndheshme dhe akse problematike. Banorët e Novoselës paralajmërohen të marrin masa të veçanta për përmbytjet.

Er.K/Shqiptarja.com