VLORË - Miu i arave është kthyer në një makth për fermerët e fshatit Shkozë të Vlorës, të cilët kanë pësuar dëme kolosale nga ky brejtës.
Janë më shumë se 1000 hektarë tokë me të mbjella që kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa fermerët pohojnë së po shkojnë drejt falimentimit.
Duke marrë shkas nga kjo inspektorët e drejtorisë së Bujqësisë kanë zbarkuar në këtë fshat dhe kanë nisur punën për zhdukjen e brejtësit.
Tjetër shqetësim i banorëve është mungesa e ujit për vaditjen e tokave, teksa banorët i bëjnë apel instancave përkatëse të ndërhyjnë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com