VLORE- Përfundon operacioni mes Flotës Detare të Pashalimanit në Vlorë dhe asaj hollandeze kanë përfunduar misonin për idenfikimin e predhave nënujore dhe certifikimin e zhytësve.

Atasheu holandez Jean de Wolf thotë se falë këtij operacioni të përbashkët baza ushtrake shqiptare do të ketë një të ardhme më të mirë.

 “Kemi nxjerrë predha dhe kemi bërë certifikimin e dy anëtarëve të stafit të zhytjes, nga finalizimi i një plani tre vjetore , pasi cerfitikuam dy zhytës nga Kosova, 2 Maqedonia dhe dy nga Shqipëria. Kjo, falë edhe bashkëpunimit me palën tuaj ushtarake. Shpresojmë që të ketë një të ardhme më të mirë për bazën tuaj ushtarake”, tha Atasheu holandez Jean de Wolf.
 
Ndërkohë gjatë ceremonisë përmbyllëse të operacionit “Delfini 13”, Komandanti i Flotës Ushtarake, Subi Zenelaj, vlerësoi këtë bashkëpunim, pasi sipas tij nga ky mision janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm predhash nënujore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)