Zona e Novoselës në Vlorë vijon të jetë problematike për sa i përket situatës së përmbytjeve.

Tashmë është nën ujë pjesa e mbikalimit të Novoselës. Nga një zonë e pastër, u deshën vetëm 30 min që uji të shkonte në nivelin 20 cm.

Është pezulluar qarkullimi i makinave të vogla, ndërsa forcat e policisë e ushtrisë ndodhen në zonë, të cilat po evakuojnë njerëzit dhe po sjellin ndihma ushqimore.

Deri më tani janë evakuar 40 familje, ndërsa disa familje të tjera e kanë pasur më të vështirë të braktisin banesat pasi nuk pranojnë. Janë 70 banesa që ndodhen ende nën ujë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com