"ENEA 0184" me pronar Agron Alabaku ishte nisur si zakonisht për të peshkuar, por disa minuta pas nisjes nga porti, ajo ka pësuar defekt në motor.
Marinari ka kërkuar menjëherë ndihmë te Kapiteneria Vlorë rreth orës 17:30, ndërsa këta të fundit kanë njoftuar Forcën Detare.
Pas marrjes së informacionit, anija e Rojes Bregdetare P-116 arriti rreth orës 19:18 të shpëtojë peshkarexhën bashkë me marinarin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com