Vlorë pezullohet lundrimi
në Durrës nisen 6 tragete

Vlorë pezullohet lundrimi <br />në Durrës nisen 6 tragete
DURRES- Moti i keq dhe deti i trazuar fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme të mëdha për tragetet që bëjnë lëvizjen Durrës- Bari, kjo për shkak se moti i keq ka qenë më problematik në bregdetin italian, se atë shqiptar.  Ndryshe ka ndodhur në portin e Vlorës, ku lundrimi i trageteve drejt Brindizit, është pezulluar për gjatë gjithë mbrëmjes dhe lwvizja e trageteve është shtyrë pas mesditës së sotme.

VLORE, PASAGJERET KALOJNE NATEN NE TRAGET
Mbi 300 pasagjerë kanë kaluar natën në target në pritje për tu nisur drejt Brindizit, por nuk ka ndodhur. Trageti “Red Star” ishte planifikuar për tu nisur në orën 14.00 të mesditës së djeshme, por moti i keq dhe me dallgë, ka detyruar kapitenerinë të shtyjë orarin e nisjes. Pasagjerëve u ishte komunikuar se do të niseshin gjatë orëve të natës, prandaj mund të prisnin në target. Por kjo nuk ka ndodhur dhe sot në mëngjes në orën 09:00 pasagjerët janë larguar nga trageti për tu kthyer në orën 15:00 kur është njoftuar dhe nisja, bëjnë të ditur burime nga kapiteneria e portit të Vlorës për shqiptarja.com. Ndërsa një tjetër target që bën linjën Vlorë- Brindizi, ka njoftuar pasagjerët mbrëmjen e djeshme që të largoheshin pasi trageti nuk do të nisej për shkak të motit të keq.

DURRES, SOT MOT ME I QENDRUESHEM
Lëvizja e trageteve këto ditë është shtuar për shkak dhe fluksit të kthimit të emigrantëve shqiptarë që kthehen në Itali, pas festave të funditivitit, dhe tragetet bëjnë 2 lëvizje në ditë. Kapiteneria e portit të Durrësit, konfirmoi për “shqiptarja.com” se 6 tragete, me 4800 pasagjerë, të planifikuar për tu nisur gjatë natës janë nisur me një diferencë gati një orë me vonesë, dhe se policia kufitare e autoritetet portuale kanë punuar non stop, për ti ardhur në ndihmë udhëtarëve.
„Tre tragete që nisen nga Bari për të ardhur për të marrë pasagjerët që duhen të niseshin pas orës 24: 00 u nisën në 00. 20. Për tre tragete të tjera është bërë përpunimi gjatë gjithë natës. Trageti i parë është nisur në orën 02.30 minuta, trageti i dytë është nisur gati një orë më vonë dhe trageti i tretë është nisur në orën 04.30 minuta“ – deklaroi për shqiptarja.com, kapiteni i Kapitenerisë së Portit, Hysni Ruçi.

Kapiteni sqaron se tragetet që vinin nga Bari fatmirësisht kanë ardhur bosh, dhe kjo ka qenë një avantazh, përballë motit të keq dhe detit 8-9 ballë që është regjistruar mbrëmjen e djeshme.

„Deti i rënduar ka qenë në pjesën nga Mezo Kanali deri te Porti i Barit, fakti që tragetet që vinin nga Bari ishin bosh, ishte avantazh, që të mos krijoheshin vonesa në mbërritjen e tyre“ –nënvizon kapiteni Ruçi.

Kapiteneria parashikon një përmirësim të motit gjatë ditës së sotme. Deti pritet të ketë një rënie të konsiderueshme, në 6-7 ballë, në krahasim me mbrëmjen e djeshme, dhe pritet të mos ketë vonesa sa i përket lëvizjes së trageteve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje