VLORË - Janë kryer tetë ndalime për vepra të ndryshme penale në qarkun e Vlorës, si vjedhje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje, por edhe ndërtime pa leje.
Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë me mbështetjen e forcave speciale FNSH-Fier janë organizuar shërbime policore, patrullime, dhe pika kontrolli në vende të ndryshme të qytetit:
Si rezultat i kësaj veprimtarie gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 persona të shpallur në kërkim: Saimir Kaposhi, 27 vjeç, banues në lagjen Isa Boletini Vlorë. Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim të formës së prerë me 5 vjet burgim për “prodhim dhe shitje narkotikësh”; Elis Bushi, 19 vjeç, banues në lagjen 24 Maji Vlorë për “plagosje të rëndë me dashje”.
Ndalimi i tij u krye, pasi në muajin korrik të vitit 2013 në lagjen “24 Maji” Vlorë ka plagosur me mjete të mprehta shtetasin me iniciale D. D.
U ndaluan edhe T. R, 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani“ Vlorë për vjedhje me dhunë; Emiljano Selamet Kalaj, 27 vjeç, banues në lagjen “24 Maj“ Vlorë; Jetmir Demo Sadikaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Partizani“ Vlorë për vjedhje.
Por janë kryer edhe 3 procedime penale për ndërtime pa leje, kryesisht lokale në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë dhe një ndërtim pa leje në Piqeras të Sarandës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com