Vlorë,procedohet italiani s'paguante 
sigurimet që u mbante punonjësve

Vlorë,procedohet italiani s'paguante <br />sigurimet që u mbante punonjësve
VLORË – Administratori italian i një “Call Center” në Vlorë është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pasi prej 1 viti nuk u kishte paguar detyrimet pranë sigurimeve shoqërore punonjësve të kompanisë, ndërkohë që këto shuma të parave ai ua mbante nga rroga.

Strukturat Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut filluan procedimin ndaj Antonio De Micco me detyrë administrator i firmës “Grean Alb Call”, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Procedimi penal ndaj tij nisi pas kallëzimeve në polici nga dy persona me inicialet E. A., K. A., dhe L. I., të cilët kanë qënë të punësuar në “Grean Alb Call” dhe kanë konstatuar se për mëse 1 vit ndaj tyre nuk janë paguar detyrimet pranë sigurimeve shoqërore ndërkohë që shuma e parave ju mbahej nga rroga nga administrator italian Antonio de Micco.
 
Në total ndaj këtij shtetasi deri tani kanë dhënë kallëzim 7 persona të cilët kanë kallëzuar të njëjtin fakt penal.

Materialet procedural në ngarkim të këtij shtetasi ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme procedural.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale