VLORË - Shkatërrohet një grup kriminal që vidhte banesa e lokale në zonën e Vlorës. Policia e qytetit bregdetar ka bërë të ditur se, ditën e sotme gjatë operacionit të koduar “Kuadër” , ka vënë në pranga katër persona ndërsa janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë.
Zbulimi i kësaj bande është bërë gjatë 1 muaj hetimesh. Të arrestuarit akuzohen se, janë një grup kriminal me tendencë vjedhjen e banesave, lokaleve dhe ambienteve të tjera në qytetin Vlorës.
NË PRANGA KANË RËNË:
Klodian Dule, 19 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i dënuar më parë për vjedhje banese
S. H., 16 vjeç, banues në lagjen “Partizani” i dënuar 2 herë për vjedhje banese
TË SHPALLUR NË KËRKIM:
G. K., 22 vjeç banues në Vlorë i dënuar më parë për “vjedhje”
K. Ç., 18 vjeç, banues në Vlorë, të dy bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.
Këta person në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vende dhe kohë të ndryshme brenda një periudhe prej 4 muajsh kanë realizuar vjedhjen e mbi 25 banesave, lokaleve dhe dyqaneve, të gjitha në qytetin e Vlorës, të dokumentuara nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Përveç vjedhjeve që realizonin gjatë natës në banesa, këta persona në disa raste falë organizimit të tyre vjedhjet i kanë realizuar edhe gjatë orëve të ditës. Pasi zgjidhnin me kujdes se cilën banesë do të vidhnin, 1 prej autorëve mbante në vëzhgin poseduesin e banesës dhe familjarët tij ndërsa bashkëautorët e tjerë kryenin vjedhjen, duke marrë nga banesat gjithë orenditë shtëpiake me vlerë si, aparate celularë, kompjutera destktop laptop, televizorë, varëse floriri, si dhe paratë që arrinin të gjenin. Sendet që vidhnin këta shtetas i shisnin te persona të tjerë kundrejt shumave të parave.
Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë sekuestruar një pjesë e konsiderueshme e sendeve të vjedhura. Gjatë pyetjes nga efektivat e Policisë të ndaluarit kanë mbajtur qëndrime pohuese për vjedhjet e kryera si dhe kanë shpjeguar me detaje organizimin e aktivitetit të tyre kriminal. Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë po punohet intesivisht për gjetjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim të cilët mendohet të jenë anëtarët kryesorë të këtij grupi kriminal.
Gjithashtu gjatë veprimeve policore për gjetjen e shtetasit S. H., është bërë arrestimi në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit” ndaj shtetasit: Myjet Duraj, banues në lagjen “Partizani” Vlorë, i cili ndihmonte duke strehuar shtetasin e sipërpërmendur në banesën ku jetonte vet, me qëllim shmangjen e arrestit ndaj tij.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com