VLORË - Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Reshat Hoxha” në fshatin Akerni në komunës Novoselë në Vlorë, kanë bojkotuar mësimin, kundër vendimit të Drejtorisë Arsimore për bashkimin e klasave. Vendimi nga drejtoria mësohet se ka ardhur për shkak se numri i nxënësve është shumë i ulët, çka ka detyruar institucionin të bashkojë disa klasa njëherësh.
Ky fakt ka irrituar edhe nxënësit dhe prindërit të cilët kanë dalë bashkë, duke u shprehur kundër vendimit për bashkimin e klasave të nivele të ndryshme.
Në protestë është kundërshtuar edhe shkarkimi i 4 mësuesve të shkollës. Mësueset e cilësojnë të padrejtë vendimin për shkarkimin e tyre dhe për këtë fajqësojnë drejtorin e shkollës 9-vjecare.
Ndërsa nga ana e tij, drejtori i shkollës justifikohet se sipas vendimit të Drejtorisë Arsimore është kërkuar shkarkimi i mësuesve që kanë më pak përvojë në arsim. Prindërit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protesave nëse nuk merren masa për zhvillimin e mësimit ashtu si në çdo shkollë tjetër.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com