VLORË-Shoferja godet një fëmijë 3 vjeç.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur sot, më datë 22.02.2018, në vendin e quajtur ''Bishti Kalldrëmit''. Shtetësja me inicalie F.M. ka qenë duke drejtuar automjetin tip ''Benz” kur ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeçare.
Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar pranë ambienteve Policore. Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.
d.gj/ Shqiptarja.com









