Në garë marrin pjesë 7 ekipe kombëtare, ndërsa risia e këtij edicioni është heqja e kokores mbrojtëse të boksierëve.
Favoritë si gjithmonë janë ekipet e Vllaznisë, Apolonisë,Teutës e Tiranës, ndërsa përmes talenteve të reja kërkojnë të fitojnë terren në këtë fushë edhe ekipet e Rozafes, Kavajës apo Flamurtarit.
Ekipi i Vllaznisë ka vendosur supremacinë e tij që në ditën e parë të kampionatit, teksa boksierët shkodran i fituan të gjitha përballjet e tyre në të gjitha grup peshat.
Surprizë mund të cilësohet ekipi i Kavajës ku dy boksierët e këtij ekipi Ferhat Kaja dhe Andrea Derijaj në peshat 69 dhe 81 kg fituan përballë vendasve të Flamurtarit, ndërsa fitore kanë arritur edhe ekipet e Tiranës dhe Teutës.
Kampionati i Boksit që po zhvillohet në Vlorë nën kujdesin e Federatës së boksit do të vijojë deri të shtunën kur pritet që të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së cmimeve, ndërsa në të marrin pjesë 50 boksierë të peshave të ndryshme.
d.b/shqiptraja.com