VLORË – Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një 42-vjeçare pasi ka tentuar t’i vërë zjarrin banesës së Albert Qarrit i cili është Rektori i Universitetit të Vlorës "Ismail Qemali”.

42-vjeçarja Albana Barjamaj do të akuzohet për shkatërrim prone me zjarr. Sipas policisë ajo dyshohet të jetë autore e djegies së mbetur në tentativë të derës kryesore të banesës së Rektorit të Universitetit të Vlorës.

Policia ka nisur edhe hetime të mëtejshme për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)