Vlorë, tryezë për “thithjen” e
sipërmarrësve italiane në Shqipëri

Vlorë, tryezë për “thithjen” e<br />sipërmarrësve italiane në Shqipëri
VLORE- Thirrja e kryeministrit Edi Rama në Ditën e Pavarësisë në Vlorë për të thithur sa më shumë investitorë të huaj, duke filluar nga projekti i “Lungo Mares” në Vlorë ka mbledhur në një takim kreun e Dhomës së Tregtisë së Vlorës, konsullin italian në Vlorë Stefano Bergesio, deputetët e zonës, si dhe biznesmenë të njohur. Kreu i Dhomës së Tregtisë tha se rajoni i Vlorës është një rajon i volitshëm për të shtrirë aktivitetet bizneset e huaja, sidomos ai italian.

Ndërkohë, konsulli italian në Vlorë tha se ambasada italiane e mbështet këtë strategji të qeverisë shqiptare dhe se do të ketë gjithë mbështetjen e nevojshme.

“Besoj se ky takim vjen në kuadrin e një strategjie të ndërmarrë qeverisë shqiptare muajt e fundit sa i takon marrëdhenieve me biznesin italian. Ky veprim është po ashtu i mbështetur edhe nga Ambasada Italiane në Tiranë, Dhoma e Tregtisë së Italisë që ndodhet në Tiranë dhe apo Konsullata e Përgjithshme e Vlorës. Kemi filluar me takime që kanë patur si qëllim që qeverisë së re t’i sugjerojmë për sa më shumë bashkëpunime me sipërmarrësit italiane në Shqipëri”, the Bergesio.

Në këtë tryezë të përbashkët kanë diskutuar edhe përfaqësues të biznesit, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre, kryesisht sa i përket taksave tepër të larta dhe mungesës së infrastrukutës për ushtrimin si duhet të aktivitetit të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit