Vlorë, vazhdon prishja e ndërtimeve
pa leje për ndërtimin e shëtitores

Vlorë, vazhdon prishja e ndërtimeve<br />pa leje për ndërtimin e shëtitores
VLORË - Në qytetin e Vlorës, kanë rinisur prishjet në zonën e njohur nga Skela në drejtim të Ujit të Ftohtë. Por kësaj rradhe, makineritët e INUK, e kanë zgjeruar hapësirën e punës, pasi në listën e objekteve që do të prishen janë përfshirë edhe objekte nga krahu i sipërm i rrugës Çamëria.

Në listë për tu prishur nga fadromat e INUK, janë bënesa, restorante, bar kafe, lavazhe si dhe dyqane të ndryshme. Prishja e këtyre ndërtimeve po bëhet pasi, do të zgjerohet dhe ndërtohet rruga Skelë-Uji i Ftohtë.
 
MINISTRJA GJERMENI NË VLORË PËR TERRITORIN
Ndërkaq, ka vijuar edhe i ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Kjo e fundit ka mbledhur në Vlorë, krerët e njësive vendorë të qarqeve, Fier, Berat Vlorë dhe Gjirokastër.

I panishëm në këtë takim ka qenë edhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. “Në lidhje me planin kombëtar, do të dëshiroja të merreshin në konsideratë disa problematika. Duhet të ketë një reforme administrative, regjistrim përfundimtar të pronave, transparencë në vendimarrjen e Aluizmit”, është thënë gjatë këtij takimi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar