VLORE- Ka vijuar edhe sot aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje në vijën bregdetare të Vlorës.
Aksioni sot është përqëndruar në zonën mes Plazhit të Vjetër dhe Petroliferës. Shefi i Urbanistikës në rethin e Vlorës, Ardian Musta, thotë se aksioni ka hasur në disa vështirësi, si përballja me abuzimet që janë bërë me lejet mjedisore dhe ligjin e legalizimit.
Ai fajëson drejtëpërdrejt ministrinë e Mjedisit për këtë situatë, ndërsa sqaron sërish se të gjitha ndërtimet pa leje në vijën bregdetare do të shemben.
Një ditë më parë aksioni u përqëndrua në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, i cili u monitorua nga vetë kreu i bashkisë Shpëtim Gjika, i cili deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim ilegal, madje do të shqyrtohen edhe ato ndërtesa me leje që bien ndesh me planin turistik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com