Vlorë, vritet nga pronari i
tokës ndërtuesi Dervishi

Vlorë, vritet nga pronari i<br />tokës ndërtuesi Dervishi
E diela e Krishtlindjes është përgjakur nga një vrasje e rëndë në qytetin e Vlorës. Është ekzekutuar ndërsa ndodhej në një prej ndërtimeve të tij Ardian Dervishi, biznesmeni 52 vjeçar nga i njëjti qytet. Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës në vendin që quhet Rruga Transballkanike në qytetin e Vlorës, një rrugë shumë e frekurentuar.
Sipas të dhënave të Policisë së Vlorës autor i ngjarjes është Adnan Fotaq Gori, 41 vjeç, pronar i tokës ku kryhej ndërtimi, i cili tani është shpallur në kërkim dhe është në ndjekje nga kjo polici.
Motivet e kësaj ngjarje mesohet se kanë në bazë një konflikt të hershëm pronësie mes viktimës dhe autorit të vrasjes.
Ndërtuesi Dervishi nuk vdiq menjëherë. Pasi u transportua në spitalin e Vlorës, ai dha jetë aty rreth 3 orë pas plagosjes.

Policia e Vlores

Rreth orës 14:00 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të rrugës “Transballkanike” është plagosur me armë zjarri një person.
Menjëherë është krijuar grupi hetimor dhe është shkuar në vendngjarje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se rreth orëve të pasdites në lagjen “1 Maji” në afërsi të rrugës “Transballkanike” është plagosur me armë zjarri shtetasi A. D., vjec 45 me profesion ndërtues, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00 si pasojë e plagëve të marra.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë dyshohet se autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi:
Adnand Fotaq Gori, vjec 31 banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.
Menjëherë është bërë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.
Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion 

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion