Jam këtu për të komunikuar me gjithë opinionin publik, jo vetëm qytetit të Vlorës por të mbarë Shqipërisë, në lidhje me pengesat dhe sabotimet e vazhdueshme që qeveria e kryeministrit Sali Berisha po i bën kremtimit dinjitoz të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Më pak se dy muaj nga dita e festimit të këtij përvjetori kaq të rëndësishëm, më duhet të them me keqardhje se Vlora duket se është përjashtuar plotësisht nga axhenda e qeverisë, se mungon çdo lloj komunikimi dhe ndërveprimi, se nuk ka asnjë projekt, sado i vogël, që mund të përfshijë qytetin në këto kremtime prej qeverisë së Tiranës. Përkundrazi, në mënyrë të turpshme dhe të pashpjegueshme, Sali Berisha jo vetëm nuk ka akorduar asnjë grant financiar, asnjë ndihmë, asnjë shenjë, por ka ndërprerë edhe financimet vjetore që Bashkia e Vlorës ka marrë ndër vite prej buxhetit të shtetit. Asnjë planifikim i duhur për këtë ngjarje të rëndësishme nuk është komunikuar ende dhe duket sikur Vlora po përpiqet të anashkalohet për efekte politike. Një sjellje e tillë ka bërë që për fat të keq të gjendemi në një situate aspak të këndshme, e cila në thelb nuk i shërben askujt.
Por jo vetëm kaq.
Në mënyrë të beftë, përfaqësues të palegalizuar të Partisë Demokratike në Vlorë po përpiqen që të gjithë këtë turp të madh që po i bëjnë qytetit tonë, të fusin në hullinë e politikës së tyre të konfliktit dhe amoralitetit.
Në vend që këta përfaqësues të bashkonin zërin e tyre me qytetarët e Vlorës në këtë njëqind vjetor, po i bien burive të urrejtjes dhe përçarjes, duke zgjedhur të marrin pjesë në korin e stonuar të qeverisë.
Janë këta pushtetarë që në vend të shpjegohen se pse Vlora është dënuar të mos përfshihet në festimet e njëqind vjetorit, bëjnë propozime infantile për patriotizëm viziv prej ballkoneve të legalizuara.
Qytetarët e Vlorës kanë mbi 15 vjet që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar këtyre personazheve periferike, ndaj nuk do të ishte e arsyeshme të merreshim sot më gjatë me ta.
Qytetarë të Vlorës!
Shqiptarë kudo ku jetoni e punoni!
Ky çast i madh për të gjithë ne, të rinj e të reja, nxënës e studentë, mësues e pedagogë, punëtorë e biznesmenë, intelektualë, motra e vëllezër, nëna e baballarë, është çasti i kontributit tonë më të madh shpirtëror e kombëtar, është çasti për t'i thënë "PO" flamurit tonë, dinjitetit tonë atdhetar, kulturor historik e njerëzor.
Qytetarë të Vlorës!
Shqiptarë kudo ku jetoni e punoni!
Koha që po kalojmë po na përball me sfida të mëdha, sa ekonomike, aq edhe sociale e politike.
Prandaj më shumë se kurrë, dita e madhe e FLAMURIT kërkon që ne të kontribuojmë të gjithë së bashku për të festuar me krenari ditëlindjen e 100-të të historisë sonë moderne, për t'i dhënë dinjitetin e merituar me entuziazëm dhe dashuri.
Ne jemi krenar që jetojmë në Vlorën tonë, në qytetin nga lindi një shekull më parë çdo gjë që bën të gjithë qytetarët e sotëm ta quajnë veten shqiptarë.
Së bashku e me gjithë ju do të presim atë ditë të shënuar për çdonjërin prej nesh nga çdo vis i Shqipërisë, nga Kosova e Presheva, nga Çamëria, Mali i zi e Maqedonia, nga arbëreshët dhe shqiptarët e Amerikës, prej emigrantëve kudo.
Vlonjatët do t'i presin të gjithë me bujarinë dhe flamurin kuq e zi, virtytet tona të pandara.
Të gjitha përpjekjet e qeverisë për ta anashkaluar, për ta shmangur, mos përfillur apo zvogëluar peshën e Vlorës, qytetit të Ismail bej Qemalit dhe flamurit, qytetit nga ku lindi shteti ynë shqiptar, do të rezultojnë të dështuara.
Ndaj për të fundit herë i bëjmë thirrje qeverisë të lërë mënjanë gjuhën e urrejtjes partiake dhe të ndëshkimit politik për kundërshtarët dhe të vendosë që së bashku të kremtojmë 100 vjetorin në mënyrë sa më dinjitoze.
Ne do të jemi të gjithë bashkë më 28 Nëntor duke mikpritur të gjithë shqiptarët nga çdo cep i botës për të festuar në mënyrë dinjitoze këtë ngjarje shekullore.
Deti kuq e zi i dashurisë për atdheun dhe flamurin do të fundosë cilindo që do të përpiqet të errësojë këtë takim të rëndësishëm me historinë.
Qytetarë të Vlorës!
Shqiptarë kudo ku jetoni e punoni!
Unë jam i bindur se së bashku ne do t'ia dalim t'i japim madhështinë e merituar festës sonë kombëtare, 28 Nëntorit, ditës së themelimit të shtetit tonë shqiptar.
Unë jam i bindur, sepse unë besoj tek çdo vlonjat, sepse unë besoj tek çdo shqiptar!
Kontribuoni për VLORËN tonë!
Kontribuoni për FLAMURIN tonë!
Kontribuoni për SHQIPËRINË tonë!
*Kryetar i Bashkisë së Vlorë
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com