Vlora festime deri në orët
e para të 29 Nëntorit

Vlora festime deri në orët<br />e para të 29 Nëntorit
VLORE-Festa në rrugë, koncerte dhe Natë e Bardhë në qytetin ku u firmos Pavarësia. Bashkia e Vlos ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, koncerte me këngë të të gjitha rrymave muzikore, premiera në teatrin “Petro Marko”, por edhe aktivitete sportive.

Vlora është veshur e gjitha me atmosferën e festës së pavarësisë. Aktivitetet kanë nisur që më 25 nëntor me hapjen e panairit të librit të autorëve vlonjatë.

Një marshim me flamuj do të jetë pjesë e aktivitetit “rruga me flamurë”, ndërsa ceremonitë zyrtare do të vijojnë në Sheshin e Flamurit në orën 10:00.

Kupa e Pavarësisë do të zhvillohet sot në stadiumin “Flamurtari” me ekipe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ndërsa nuk do të mungojnë koncertet. Shumë grupe nga Kosova kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve. Presidenti Topi do ti bashkohet vlonjatëve në këtë ditë të shënuar.

Topi do të zhvillojë vizitë në shtëpinë ku 99 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi. Më pas Presidenti i Republikës do të vendosë kurora me lule te varri i Ismail Qemalit dhe po kështu një vizitë do ta bëjë edhe te muzeu i këtij qyteti.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital