Vlora Hyseni 'shkrin' kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm, dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar dhe shitën e informacioneve

Vlora Hyseni 'shkrin' kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm, dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar dhe shitën e informacioneve

Vlora Hyseni

Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku të rëndësishëm. Burime nga inteligjenca shqiptare i thanë Top Channel, se këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën.

Të njëjtat burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi të disa zyrtarëve të SHISH në këtë drejtori me grupe të krimit të organizuar dhe shitjen e informacioneve. Të dhënat me të cilat është njohur drejtoresha e SHISH kanë qenë shqetësuese dhe e kanë detyruar të reformojë kupolën drejtuese në këtë drejtori.

D. B. drejtues drejtorie në këtë qytet është larguar për të vijuar punën si inspektor terreni në Tiranë. Drejtimin e SHISH në këtë qytet Vlora Hyseni ia ka besuar ish nëndrejtorit të Fierit A. S.

Kryetari degës së narkotikëve L. E. për disa vite në këtë drejtori me dosje në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit për lidhjet e papërshtatshme me grupe kriminale në Shkodër, do ti duhet të merret me gjurmimin e spiunazhit larg informacion mbledhjes në fushën e narkotikëve. Ish drejtori drejtorisë së këtij qyteti A. C. pasi u transferua ne Aparatin Qëndror të SHISH në Tiranë vitin e shkuar, do t’i duhet ta vijoj punën si një inspektor i thjesht./TCH

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit

Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit