Ne rritje numri i  shtetasve  të huaj pranë zyrave të emigracionit në Vlorë. Me afrimin e sezonit turistik, vihet re një rritje e ndjeshme e aplikimeve për leje qëndrimi, pasi shumë prej tyre synojnë të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri. Të huaj nga vende të ndryshme, si India dhe Mianmari, kanë zgjedhur të vendosen në Shqipëri, kryesisht për t’u angazhuar në sektorë të ndryshëm, me fokus të veçantë në turizëm.

"Jam nga India. Punoj ne dhermi ne fushen e turizmit. Jam ne guzhine. Kam ardhur ketu prej vitit te kaluar. Te njejten pune kam bere edhe ne Vendin Tim. Me pelqen ketu. Aktualisht Jam vetem" thotë një burrë nga India për mikrofonin e Report TV. 

"Jam edhe une nga India. Punoj ne turizem, ndihmoj ne guzhine. Pse e kam zgjedhur shqiperine. Me pelqen ne fakt ketu dhe kam mundesine te punoj. Jo nuk jam me familjen aktualisht" thotë një tjetër. 

"Jam nga Mianmari dhe punoj ne Himare. Punoj ne nje market aty dhe ndihem mire. Sot Po aplikoj per leje qendrimi. Edhe ne vendlindje kam bere pune te ngjashme. Jam ketu edhe per shkak se perfitoj me shume te ardhura" thotë një burrë tjetër.

"Unë jam polake por jeton prej 21 vitesh ne Itali dhe tani kam ardhur ketu bashke me shokun tim. Me pelqen ketu. Ka gjerat e mira dhe te keqija. Ketu ndihem me e sigurte se ne Itali dhe kete e vleresoj. Padyshim qe ka edhe ndonje gje qr nuk shkon por nuk po i permend. Besoj me çfare shikoj ka me shume te mira" thotë një grua polake.

Ndërkohë, nuk mungojnë as shtetas nga Italia, veçanërisht pensionistë që kanë vendosur të jetojnë në Vlorë, të tërhequr nga klima dhe kostoja më e ulët e jetesës. Po ashtu, ka edhe studentë italianë që kanë zgjedhur të studiojnë në Vlorë, duke e parë këtë si një mundësi të mirë për të ardhmen e tyre, mundësi që sipas tyre nuk e kanë pasur në vendin e origjinës.

"Unë jam pensioniste. Kam pak kohe ketu prej nje Muaji. Une kam jetuar ne veri te italise dhe tani zgjodha Vloren per te jetuar. Çmimet? Ka disa gjera qe i gjen me shtrenjte se ne Itali por ne pergjithesi eshte ok. Ketu ke gjera bio qr ne Itali nuk mund ti mendosh" thotë një grua italiane. 

"Më quajnë Anxhela dhe vij nga Sardenja ne Itali. Jam ne vitin e dyte te studimeve ne degen e Oontiatrise. Nuk e pata kete mundesi ne vendin tim dhe erdha ketu. Ne pergjithesi Jam e kenaqur dhe Vlora eshte qytet shume i bukur" thotë një vajzë italiane. 

"Edhe unë vij nga i njejti vend dhe jam ne vitin e dyte ne universitet ketu. Me quajne Xhorxhia. Pashe se ne vendin tim mundesite ishin te pakta dhe Kur gjeta kete zgjidhje vendosa te vij ketu dhe te studioj. Natyrisht pas universitetit e mendoj te ardhmen ne Itali por ajo cfare mund te them eshte qe Jam e kenaqur me kete zgjedhje" thotë një tjetër. 

"Më quajnë Vanda dhe jam në vitin e dyte ne odontiatrise. Nuk hyra dot ne Itali per arsye te ndryshme por kete mundesi ma dha Shqipëria. Jam e kenaqur , ka shume gjera per te menduar por ne pergjithesi shume mire. Ne te ardhmen.jo do kthehem ne vendlindje" thotë një vajzë tjetër.

Sipas të dhënave, zyrat e emigraciomit shënonjne  një fluks të lartë aplikimesh nga shtetas të huaj për pajisje me leje qëndrimi. Ata zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të punuar, por edhe për të studiuar dhe ndërtuar jetën e tyre këtu. Ky numër pritet të rritet edhe më tej me afrimin e sezonit turistik, ndërsa bizneset që operojnë në fushën e turizmit janë gjithmonë në kërkim të fuqisë punëtore për të përballuar kërkesën në rritje.