RRUSPAT, RRUSPAT
Dhjetëra ndërtime pa leje në zonën e Plazhit të Vjetër, pranë Pyllit të sodës në Vlorë, janë rrafshuar dje, duke ndjekur shembullin e qytezës së Ksamilit. Këto prishje vijnë pas aksionit të shëmbjes së 130 ndërtimeve në zonën e Radhimës. Qytetarët kurreshtarë, shpreheshin të kënaqur dhe besimplotë se më në fund ky “kancer” i tranzicionit do të hiqej njëherë e mirë për të mos u shfaqur më. Besimi i tyre në fakt lidhej me premtimin e kryesocialistit Edi Rama, për t’i kthyer detit qytetarëve. Krybashkiaku Shpëtim Gjika, në krye të këtij aksioni, shprehet i vendosur, “Do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje, asnjë shans për t’i legalizuar nuk ka. Po ashtu do të rishikohen edhe lejet që bien në kundërshtim me planin urbanistik”. Kështu tha ai teksa një skrap pas shpinës vazhdonte pa ndërprerje punën. “Kjo është detyrë funksionale e bashkisë, që të menaxhojë territorin urban dhe të prishë të gjitha ndërtimet pa leje. Filluam sot aksionin, ndoshta me vonesë, kjo për shkak të sezonit turistik, por tani që filloi ai nuk do të ndalet gjatë gjithë vijës bregdetare, deri sa të prishet edhe objekti i fundit”, tha Gjika. Sipas tij, ka dhe një fazë të dytë e cila lidhet me ndërtimet që bien ndesh me planin rregullues dhe perspektivat e zhvillimit të qytetit. Gjika nuk ka harruar të shprehë edhe mbështetjen e bashkisë që ai drejton për idenë e Ramës, që bregdeti t’u kthehet qytetarëve. “Pushteti vendor është në pritje të vendimeve që do të marrë qeveria, në mënyrë që edhe ato ndërtime që janë provizore, apo që gabimisht kanë hyrë në procesin e legalizimit. Në këto rrethana i bëj thirrje zyrave të Aluiznit, që të kthejnë mbrapsht të gjitha ato objekte që janë bërë në mënyrë të kundërligjshme, pasi përgjegjësi dhe autoriteti i ligjshëm është vetëm bashkia dhe është ky institucion që do të ushtrojë kompetencat për të paisur me leje”, tha Gjika. Ai ka vazhduar më tej se bashkia jo vetëm do të prishë gjithccka që është ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme, por njuëherësh do të kthejë në identitet dhe do të rehabilitojë ambientet në interes të publikut. Pyetjes së Shqiptarja.com se ccfarë do të bëhet me objektet që janë bërë me leje, por që bien ndesh me projektet e zhvillimit të bregdetit, kryebashkiaku është përgjigjur në këtë mënyrë: “Për fat të mirë ne kemi shumë pak objekte të tilla, 3-4, për gjatë vijës bregdetare dhe padyshim janë objekt i fazës së dytë, që pas nismave ligjore të Qeverisë së re do të prishen. Vlora ka projektin e Lungomares, rrugës nga Skela deri tek Uji i Ftohtë dhe të gjitha objektet që janë në krahun e rrugës. Do të jenë pjesë e ndërhyrjes, me qëllim që të hapet sipërfaqja e domosdoshme, për të ndërtuar këtë perlë të qytetit të Vlorës”.
BASHKIA NË VËSHTIRESI FINANCIARE
Kryebashkiaku i Vlorës ka paraqitur publikisht edhe situatën financiare të bashkisë, pasi administrata ka tre muaj që nuk merr pagat dhe në këto rrethana kërkohet një mbështetje me mjete logjistike për ta përfunduar në kohë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ndërsa nga ana tjetër, problem është edhe CEZ-i. Prej tre ditësh vlonjatët dhe pushuesit e shumtë që e kanë ccuar popullimin e qytetit në rreth gjysëm milionë banorë, konstatojnë se bulevardi kryesor “Ismail Qemali”, “Sheshin e Flamurit” si dhe shumë rrugë të tjera që degëzohen dhe të ccojnë në lagje, kalojnë natën në errësirë të plotë. Të intëresuar për të mësuar shkakun e kësaj situate që ka irrituar vendasit dhe pushuesit, mësohet se ndërprerja vjen nga Cez-i, pasi bashkia e qytetit nuk ka paguar detyrimet për shpenzimin e energjisë.
Kjo situatë e pakuptimtë për një qytet turistik, ka vënë në lëvizje edhe policinë lokale, e cila u ka kërkuar institucioneve vendore që të ndërhyjnë, pasi mungesa e ndriccimit në qytet, favorizon krimin, veccanërisht grabitjet, vjedhjet e banesave, krime që janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Mungesa e ndriccimit ka krijuar panik tek qytetarët dhe bizneset.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)