Është zhvilluar në qytetin e Vlorës, Konferenca Paqësore për sensibilizimin e Cështjes së pazgjidhur të popullit shqiptar të Camërisë.
Personalitete, studiues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqiperi dhe Kosovë kanë vënë theksin tek rëndësia që ka ndërgjegjësimi i komunitetit ndërkombëtar dhe atij vendas për zgjidhjen e çështjes çame.
Sipas shkrimtarit Idajet Jahaj, trojet shqiptare janë të shenjta dhe për këtë detyrim duhet të kontribuojnë të gjithë.
Konferenca u përshëndet dhe nga prifti ortodoks i Elbasanit, at Nikolla Marku, Imami i xhamisë Vlorë, Hito Shahaj dhe studiues të çështies çame.
Kjo konferencë pas një muaji do të zhvillohet edhe në qytetin e Prizrenit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)







