Rreth 6 mijë vaksina anti-COVID në 24 orë, në total mbi 848 mijë! Vlora, qarku i parë pa asnjë rast aktiv me virus! Sot 1 viktimë dhe 8 infektime

Rreth 6 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së imunizimit në vendin tonë në total janë vaksinuar 848 430 qytetarë.

Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID. Në të gjithë vendin aktualisht janë 136 raste aktive. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raporton se është shënuar 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana", thotë ministria.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has. Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. 

Statistika (15 Qershor 2021) 

Raste të reja ditore        8
Të shëruar në 24 orë      14
Të shtruar në spitale      19
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3,375

Testime totale            762,976
Raste pozitive             132,469
Raste të shëruara        129,879
Raste Aktive                  136
Humbje jete                  2,454 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Shkodër       43
Tiranë          37
Berat             17
Durrës          11
Lezhë           7
Elbasan        6
Gjirokastër    6
Korçë           3
Dibër             3
Fier                2
Kukës           1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës, rreth 6 mijë në 24 orët e fundit

Që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" në vendin tonë janë kryer 848,430 vaksinime antiCOVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë bërë 5,895 vaksina. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri