Qyteti bregdetar i Vlorës është solidarizuar me gjendjen e Italisë nga koronavirusi.

Teatri "Petro Marko" ka marrë ngjyrat e flamurit të vendit fqinj.

Ndërtesa e teatrit është zbukuruar me ngjyrat jeshile, të bardhë dhe të kuqe, pjesë e flamurit italian.

Kujtojmë që Italia është vendi që po përjeton humbjet më të mëdha nga koronavirusi, ku brenda 24 orëve të ditës së sotme kanë ndërruar jetë 683 persona.