Vlora zhvishet nga palmat, priten
1200 pemë, Leli: Nuk i shpëtuam dot

Vlora zhvishet nga palmat, priten<br />1200 pemë, Leli: Nuk i shpëtuam dot
VLORË- Që prej vitit 1987 Vlora është konsideruar qyteti i palmave. Rreth 1800 të tilla u mbollën në një fushate masive për t’i dhënë hijeshi bulevardit por edhe rrugëve buzë detit.
 
Pas 29 viteve Vlora është zhveshur nga këto pemë, duke ndryshuar tërësisht imazhin e bulevardit kryesor të këtij qyteti. 1200 palma të llojit Fenix, u prekën nga semundja e "buburecit të kuq" dhe do të asgjësohen për shkak të shpejtësisë së përhapjes së sëmundjes .

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Drital Leli shprehet se ka qenë e pamundur shpëtimi i tyre edhe pse u morën masat e duhura. “Për fatin e keq jemi të detyruar që këto palma t’i heqim dhe t’i zëvendësojmë me pemë të tjera. Unë jam një nga nostalgjikët si qytetarët e Vlorës unë i dua fort palmat por nuk mund t’i shpëtonim dot. Unë që nga fillimet e punës time kam bërë një vizitë në Napoli aty ku ishte një nga qendrat kërkimore që merrej me studimin e palmave, mundësinë për t’i shpëtuar dhe për fat të keq destinacioni palmave ishte…” tha Leli

dritan leli

Për zëvendësimin e palmave dhe rehabilitimin e bulevardit, kreu i Bashkisë, Dritan Leli shpehet se ka nisur zbatimi i projektit të rehabilitimit të bulevardit, ndërkohë që në vend të palmave do të mbillen pemë rrapi.

vlora zhvishet nga palmat

“Këtu në këtë segment të rrugës do të ketë rehabilitim të trotuarëve siç e shikoni punëtorët e firmës janë duket punuar punëtorët e bashkisë duke punuar për rehabilitimin e trotuarëve, njëkohësisht do të ndërhyet edhe në ndriçimin në pjesën qendrore të kësaj rruge. Për këtë segment këtu kemi zgjedhur që të ketë rrape. Është një rrugë në qendër të qytetit, është një rrugë që është goxha e rrahur nga turistët dhe prezenca e rrapeve do të krijonte dhe një hije, një kurorë të gjelbër për të përmirësuar qarkullimin gjatë ditëve të nxehta të verës,” shpejgoi kreu i Bashkisë. 

Kreu i bashkisë së Vlorës, ju përgjigj edhe akuzave të opozitës, ku administrata e bashkisë akuzohej për neglizhencë në punimet e projekteve madhore, që prej vitesh kanë nisur në këtë qytet.

vlora zhvishet nga palmat

vlora zhvishet nga palmat

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori