VLORË- Një sasi prej 128 kg kanabis, e përgatitur për t’u trafikuar më pas jashtë vendit,  është sekuestruar mëngjesin e sotëm në një nga lokalet në plazhin e Zvërnecit.

Gjithashtu është bllokuar edhe një gomone  me të cilën ishte planifikuar transportimi i drogës jashtë vendit.

Në pranga ka rënë Banush Azizaj, administrator i  lokalit veror dhe Geron Latifi, “pronar” i gomones. Mjeti lundrues, u gjet i çmontuar, me përmasa 3.3 m i gjatë dhe 1.3 m i gjerë, me dy motorë "Mercury" dhe "Yamaha" (20 hp dhe 5 hp).

Kanabisi ishte i fshehur në 5 çanta sportive si dhe në 2 paketime të mbështjella me qese plasmani.

Mbi Azizajn dhe Latifi, rëndon akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)