Vlorë-Ka dalë këtë të shtunë (14 dhjetor 2024) përpara togave të zeza 14-vjeçari që u kap me pistoletë dhe 300 fishekë. Gjykata e Vlorës vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Avokatja e 14-vjecarit Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.
“Sapo e përfunduam seancën gjyqësore për vlerësimin dhe masën e sigurisë për të miturin në konflikt me ligjin. Gjykata duke u bazuar edhe te kodi i drejtësisë për të mitur për sa i takon masës së sigurimit nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Derisa të dalë gjykata deri në një vendim përfundimtar po e vlerësojmë një vendim të drejtë në respektim të ligjit” tha Avokatja e të miturit Xhoana Hyka.
Babai i 14-vjeçarit pas përfundimit të seancës tha se falë bashkëpunimit me institucionet u hoq arma nga duart e te birit, qe mund te sillte dhe ngjarje kriminale.
“Jam tronditur nga historia me djalin tonë. Pavarësisht se ata e morën si lojë, mund të ndodhte një tragjedi. Falenderoj bashkëpunimit me shkollën dhe organet kompetente për këtë çështje. Prindërit të rrinë afër me fëmijët, të flasin me ta, dhe nëse kanë ndonjë dyshim të flasin me shkollën apo policinë”, tha babai i djalit të 14 vjeçarit.
14-vjecari, nxënës i shkollës “Rilindja” në Vlorë u arrestua dy ditë më parë, pasi i ati shprehu shqetësim në drejtorinë e shkollës për një video që kishte parë në Tik-Tok. Sipas tij, i biri shfaqej me shokët me pistoletë në dorë. Pas këtij denoncimi, policia ndërhyri menjëherë, duke gjetur pistoletën me 300 fishekë në një motocikletë para banesës. I mituri ka pretenduar se armën e ka gjetur në një godinë të braktisur, megjithëatë, kjo po hetohet nga prokuroria.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.7%
-
Jo
6.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vidhte pjesë makinash, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë! Në banesë i gjendet pistoletë (EMRI +VIDEO)
19 Janar, 11:18
-
Atentati për hakmarrje ndaj Kristian Markut, dyshime se qitësit janë nga Vlora! Kamerat kapën makinën e viktimës dhe autorëve
19 Janar, 10:46
-
Ylli Pata: 'Operacioni Beleri 2'/ Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?
18 Janar, 21:17
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina del nga rruga në fshatin Skrofotinë dhe kthehet përmbys! Një person mbetet i lënduar (VIDEO)
18 Janar, 19:35
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
-
Punëtori 60 vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës, e përplasi fadroma! Ishte dita e tretë e punës! Inspektoriati i Punës nis verifikimet (EMRAT)
18 Janar, 08:31
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32