Vlorë, 150 kg kanabis në furgon
arrestohet 42-vjeçari, 1 në kërkim

VLORE - Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 150 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa në Vlorë. Droga u gjet në automjetin e Ervin Zykajt 42 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, në Novoselë të Vlorës. Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim F. Gj 30 vjeç. 

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP.Vlorë, gjatë natës së sotme, kanë sekuestruar brenda një automjeti furgon tip “Benz”, një sasi prej 150 kilogramë lënde narkotike kanabisi. Mjeti ndodhej në fshatin Cerkovinë, Novosel, i parkuar pranë banesës së shtetasit Ervin Zykaj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore Policia ka arrestuar dhe shpallur në kërkim si autorë të kësaj vepre penale shtetasit:

•Ervin Zykaj, 42 vjeç, banues në Cerkovinë, (arrestuar).

Si dhe është shpallur në kërkim F.Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor për të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptara.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'