Rreth mesnatës, një 14-vjeçar që drejtonte makinën e nënës së tij pa patentë, nuk iu bind urdhrit të policisë dhe mori arratinë nga zona e Çoles deri te Bulevardi “Ismail Qemali”. Në sediljen e parë ishte shoku i tij, po i mitur.
Patrulla e pikasi duke lëvizur me shpejtësi, por i mituri nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të godiste efektivët. Vazhdoi arratinë derisa përpara i doli një tjetër makinë policie, të cilën e goditi dhe e përmbysi në rrugë. Pikërisht në këtë mjet mbetën të lënduar dy efektivë.
Gjatë arratisë prej disa minutash, 14-vjeçari përplasi edhe makina të tjera të parkuara në anë të rrugës. Në fund, makina “Golf 4” që ai drejtonte u përplas me murin rrethues dhe i mituri tentoi të largohej me vrap, por u prangos nga policia.
Automjeti u bllokua, ndërsa nënës së tij iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos gjobë. I mituri po mbahet sot në paraburgim, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për disa vepra penale si “Mosbindja ndaj punonjësit të policisë”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Policia e Shtetit apelon prindërit që të mos lejojnë fëmijët të përdorin makinat pa patentë, për të shmangur rrezikun për jetën e tyre, por edhe të qytetarëve.
Komente











Jo vetem qe akuzat nuk i bejne te plota,por qellimisht nuk i kane vene ate me kryesoren:/Plagosjen me dashje te punonjesve te policise per shkak te detyres/!
PërgjigjuO Gaz.....pse behesh gazi i botes me kete koment? Do te te perjashtoj nga partia ime dhe e Zenit o b.q. E di qe do me thuash qe jam babi Zenit,por ti po thua nje te vertete,prandaj nuk me ngelet hatri.
PërgjigjuKa rrezik makinat e tjera i ka aksidentuar policia, keta hajvanet qe gjejne keta dhe cunat jane dorezuar mos te hane edhe demtimet e makinave qe nuk i kane bere. do kene qene shume shpejt policat e jane permbysur... Sa per adoleshentet ata nuk i duan prindrit e vet derisa u japin makina nga 15 vjec... madje ketu ne vlore edhe skuter elektrik u japin, nuk u dhimbsen femijet e tyre.
PërgjigjuPo si ore e ndoqën disa makina policie dhe ai bëri namin, ju përmbysi makinën duke ju rrezikuar jetën pa e kuptuar se si ju iku dhe pastaj o kthye i qetë në shtëpi, hëngri bukë dhe pastaj u paraqit vet në komisariat. Nuk mund të jesh 14 vjeç dhe të jesh shofer siç e quani ju në shkrimin tuaj. Ky është një fëmijë 14 vjeçar i mbrapshtë dhe pikë.
PërgjigjuPo cdo gje ne Shqiperi ka dal jasht kontrollit. Ka aksidentuar makinen e policise. Presupozohet qe policat do ruanin edhe do i parandalonin ato aksidentuan te vetmit njerez qe do i kapnin. Eshte dorezuar ne polici!? Kulmi. Nuk kam me fjale te shprehem gjera qe ndodhin vetem ne Shqiperine e vogel edhe te bukur.
Përgjigju