Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës. Një 17-vjeçare ka denoncuar babanë e saj për përdhunim, ndërsa ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por është detyruar që të abortojë për shkak të deformimit të fetusit.
 
17-vjeçarja me inicialet Xh. C. së bashku me tezen e saj kanë denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës babanë duke e akuzuar për përdhunimin, ndërsa 41-vjeçari me inicialet V.C. është shpallur në kërkim.
 
Aktualisht 17-vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës nën mbikëqyrjen e mjekëve, pasi gjendja shëndetësore ende nuk është stabilizuar pas abortit për shkak të komplikacioneve.
 
E ndodhur në kushtet e shock-ut vajza ka deklaruar se ka qenë një djalë, më pas një i moshuar. Por sërish ka deklaruar se ka qenë babi i saj që ka kryer marrëdhënie seksuale me të disa muaj më parë.

Nëna e 17-vjeçares deklaron se nuk dyshon aspak te bashkëshorti i saj.
 
"Nuk dyshoj te burri, që të ketë bërë këtë gjest. Kërkoj që të zbardhet ngjarja, pasi rrezikon që të shkatërrohet familja.
 
Vajza nuk ka pasur asnjë lidhje dhe se prej 6 muajsh nuk e kisha vënë re se ishte shtatzënë. Ka qenë motra ime ajo që e diktoi dhe pasi e bën testin doli pozitiv.
 
Vajza ka kaluar një traumë pas kësaj ngjarje
" shprehet nëna e vajzës.
 
Ndërkohë motra e 17-vjeçares thotë se janë gjashtë fëmijë dhe jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, në varfëri ekstreme.
 
"Kërkojmë që të zbardhet e vërteta" shprehet motra me inicialet S.C. Edhe daja i vajzës kërkon të zbardhet plotësisht e vërteta dhe autori të dënohet.
 
"Të zbardhet e vërteta, ai që është përgjegjës për këtë traum që na u shkaktoi të marrë dënimin e merituar".
 
Pas denoncimit, burime nga policia e Vlorës pohojnë se hetimet janë përqendruar te babai i vajzës, si i dyshuari kryesor, ndërsa priten analizat e ADN për të zbardhur plotësisht.


d.b/shqiptarja.com