Vlorë, 250 policë në operacion
kontrolli, në ndihmë FNSH nga Tirana

Vlorë, 250 policë në operacion<br />kontrolli, në ndihmë FNSH nga Tirana
VLORË - Një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë qarkun e Vlorës, ka nisur nga policia në qarkun e Vlorës. Kontrollet kanë nisur që mbrëmjen e së martës dhe në kë aksion me shkallë të gjerë janë aktivizuar më shumë se 250 efektiva të policisë lokale.

Në ndihmë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës kanë mbërritur edhe forcat speciale të ardhura nga Tirana dhe ato të FNSH-së së Fieri.

Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore duke bërë kontrolle të shumta nëpër lokale dhe automjete të dyshuara.

Objekti i këtyre kontrolleve ka qenë kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, sekuestrimin e armëve pa leje, bllokimin e mjeteve pa dokumente etj.

Në të gjitha qarkun e Vlorës janë ngritur më shumë se 20 postblloqe ku janë përfshirë efekitvë të shumtë me qëllim ruajten e parametrave të sigurisë publike.

Kontrollet duket se kanë nisur për parandalimin e krimeve të rënda, pas disa atentateve të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Durrës. Pak ditë më parë në Vlorë, i është vënë lëndë shpërthyese në makinë një biznesmeni ndërtimi.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca