Policia e Vlorës ka arrestuar 40 -vjeçarin Armand Sherifi, për dhunë të ushtruar ndaj nënës së tij, E. K., 64 vjeç dhe të vëllait, B. Sh. 32 vjeç.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës dhe Sherifi ka thyer urdhërin e mbrojtjes që nëna e tij kishte marrë nga Gjykata.

Informacion paraprak
Dhunon fizikisht e psikologjikisht nënën dhe vëllanë, arrestohet nga Policia!
Policia ka arrestuar shtetasin:
Armand Sherifi, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi i lartpërmendur, ditën e djeshme në lagjen ''28 Nëntori'', në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij shtetasen E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.
Gjithashtu ky shtetas po në të njejtën banesë ka dhunuar vëllanë e tij shtetasin B.Sh., 32 vjeç.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
S.K./Shqiptarja.com