VLORE- Policia e Vlorës ka dhënë sot detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar nje ditë më parë që coi në sekuestrimin e dy skafeve dhe të 600 kg marijuanë.
Operacioni i koduar ‘Eklipsi’ nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar, policisë kufitare dhe Repartit DELTA, ka zgjatur për 72 orë. Operacioni u finalizua në ujërat territoriale shqiptare në vendin e quajtur ‘Rrugët e bardha’ me sekuestrimin e një mjeti lundrues tip skaf me gjatësi 10 m, i pajisur me 3 motorra 300 kuaj fuqi secili.
Po në vijim të këtij operacioni është bërë e mundur që në zonën e Zvërnecit brenda banesës së shtetasit, Novruz Shehu, rreth 500 m nga bregu, i detit të kapet dhe sekuestrohet nje tjetër mjet lundrues tip gomone i pajisur me një motor 250 kuaj fuqi i mbushur me 600 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva” . Mjeti ndodhej mbi një karrel, dhe gati për tu nxjerrë në det.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se lënda narkotike do të nxirrej nga brigjet shqiptare në det të hapur nëpërmjet gomones që ishte pajisur me një motor dhe aty ngarkesa do të transferohej tek skafi tjetër me tre motorra me qëllim trafikimin e lëndës narkotike për në Itali, për llogari të një organizate kriminale Italo- Shqiptare. Ndërkaq hetimet vijojnë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
/Shqiptarja.com