4 aksident rrugore në vend! Italiani humb kontrollin e makinës në Vlorë dhe vdes! Përplaset 10-vjeçari në Kuçovë

Katër aksidente rrugore janë regjistruar në vendin tonë, një prej tyre me vdekje. Një italian ka humbu jetën në fshatin Kotë në Vlorë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë dhe si pasojë e plagëve të marra  italiani G. F., ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, një 10-vjeçar është përplasur nga një makinë në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Lapidari”, ku një mjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka përplasur 10-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, dy aksidente ndodhën në Gjirokastër. Një autoveturë Audi A3 dhe një xhip Land Cruiser janë përplasur në aksin Libohovë-Gjirokastër dhe për pasojë janë lënduar pasagjerët, ndërsa ka edhe dëme materiale. Dy mjete të tjera u përplasën dhe dolën nga rruga në aksin Libohovë-Gjirokastër, por pati vetëm dëme materiale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Aksident në aksin Libohovë-Gjirokastër, përplasen dy mjete dhe dalin nga rruga

1690834239_1690834097gjirokaster.jpg

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Libohovë-Gjirokastër. Në aksident janë përfshire xhipi Mercedes-Benz me targa AA013CG dhe autovetura tip FORD me targe GJ9479A. Nuk dihen rrethanat e aksidentit por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në të dy automjetet e përfshira ne aksident përveçse dëme në materiale.

Siç shihet edhe nga foto që sjell Report Tv, mjetet kanë dalë nga rruga. Policia rrugore është ne vendngjarje për të kryer ekspertizë.

Ora 21:38
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Një 10-vjeçar është përplasur nga një makinë në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Lapidari”, ku një mjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka përplasur 10-vjeçarin. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Lapidari", Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor.

10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen