VLORË - Një automjet tip golf 4 ka aksidentuar një të moshuar në rrugën Ali Demi në qytetin e Vlorës që të çon në drejtim të spitalit rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit duke udhëtuar në këtë segment ka goditur të moshuarën teksa po kalonte rrugën.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, teksa raportohet se gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Bluzat e Bardha bëjnë me dije se ka marrë plagë në pjesën e gjymtyrëve dhe po merr ndihmë mjekësore.