VLORE- Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Dukat. Nga të dhënat e para mësohet se makina me targa VL 6408C në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen çifti i bashkëshortëve, Sulo dhe Mino Liko, 70 dhe 75 vjeç, ndërsa është plagosur drejtuesi i automjetit, tip “Opel Corsa”, Azis Gjoni.

Sipas policisë, makina ka dale nga rruga dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar ne kanal. Nga hetimet paraprake shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, por dhe shpejtësia e madhe.
(sg/shqiptarja.com)