VLORE - Ndërtimi i objekteve në zonat arkeologjike është një ndër problemet kryesore me të cilat hasen inspektorët dhe drejtuesit e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar të Vlorës. Shqetësimi ngrihet nga drejtori i ALUIZNI-t në këtë qytet, Taulant Dervishaj, i cili për këtë situatë fajëson paraardhësit e tij në këtë institucion.

Problem tjetër që ngre Dervishaj janë edhe ndërtimet në tokë bujqësore, ndërsa shumë prej këtyre objekteve janë futu në proces legalizimi që në vitin 2006.

Drejtori i ALUIZNI-t pohon se në këtë drejtori janë janë regjistruar 32 mijë vetëdeklarime, ndërkohë gjatë ditës së djeshme kryeministri, Edi Rama dhe Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, u shpërndanë 250 leje legalizimesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)