Vlorë, 20 shtator/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia e Vlorës arrestoi të shtunën kryetaren e Zyrës së Përmbarimit të këtij qyteti dhe një avokate, të cilat dyshohet të jenë përfshirë në një aferë korruptive.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, Algerta Fejzulla, kryetare e Zyrës së Përmbarimit Shtetëror dhe Dhurata Sulaj, avokate, u arrestuan sot në kushtet e flagrancës në përfundim të një procesi hetimor 2 javor. Sipas policisë, dyshohet se, Fejzulla nuk ka kryer ekzekutimin e një titulli ekzekutiv, në këmbim të përfitimit të një shume të konsiderueshme monetare, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë. Kreu i përmbarimit dhe avokatja Sulaj, u arrestuan gjatë një operacioni të një qendër estetike, ku sipas policisë, ishte edhe vendi i zgjedhur ku avokatja do të dorëzonte shumën monetare. Nga hetimet, rezulton se, paratë janë siguruar nga avokatja Sulaj, e cila kishte edhe rolin e ndërmjetëses mes kreut të përmbarimit dhe një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Algerta Fejzulla, 28 vjeçe dhe Dhurata Sulaj, 46 vjeçe, akuzohen respektivisht për veprat penale të "Korrupsionit pasiv" dhe " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"./a.g/
/Shqiptarja.com