VLORE - Arrest me burg ka qënë masa e sigurisë që gjykata e Vlorës kishte rezervuar për mjekun e kempit Thoma Koçi, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
E njëjta masë sigurie e vendosur nga gjyqtari Florian Kalaja ishte kërkuar edhe nga prokurori i çështjes.
Mjeku neurolog nuk ndodhej në sallën e gjyqit, teksa është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Thoma Koçi u arrestuar mesditën e datës 12 shkurt, ndërsa më herët ishte denoncuar nga një qytetar se i ishte kërkuar 5 mijë lekë në këmbim të vërtetimit të kempit.
Sakaq në momentin e arrestimit atij iu gjetën edhe 200 mijë lekë si dhe 350 euro.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vlorë, pranga mjekut 50 mijë lekë për KEMP