Grabitën kambistin, arrestohen dy autorët në Vlorë, sekuestrohet çanta me 8 mijë euro, por zhdukën 4 mijë dollarë (VIDEO)

VLORE-Pesë ditë pas grabitjes së kambistit në lagjen "Bashkimi" në qytetin bregdetar, ku dy persona i morën një çantë me 8 mijë euro dhe 4 mijë dollarë, policia ka zbardhur ngjarjen duke arrestuar autorët, ndërsa ka gjetur dhe sekuestruar vetëm një pjesë të shumës monetare. Të arrestuarit janë M.Gj. 17 vjeç dhe N.A. 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Dy të arrestuarit në datë 16 shtator i dolën para në rrugë Arsen Lilajt 34 vjeç, i cili transportonte lekët nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër. Autorët i vodhën me forcë dhunë çantën e krahut ku kishte brenda saj eurot dhe dollarët. Sipas policisë, arrestimi i dy të rinjve u bë në lagjen "24 Maji", të cilët tentuar t'u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar vetëm 8.150 Euro, por jo 4 mijë dollarët. Gjithashtu është sekuestruar çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar pjesën tjetër të parave që grabitën dy të rinjtë. Materialet do t'i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet