VLORË- Në prangat e policisë ka rënë një 17-vjeçar pasi në datë 26 ka plagosur me thikë 23-vjeçarin D. Sh. 17 vjeçari S. S., banues në Vlorë është arrestuar pasi pas një sherri ka goditur me thikë 23-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime në trup. 

Ngjarja nga ndodhur para dy ditësh në lagjen "Uji i Ftohtë", ndërsa i plagosur pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal të Vlorës, është jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj 17-vjeçarit, për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Er.K/Shqiptarja.com