VLORË - Një 23-vjeçar banues në Fier u arrestua nga policia e Vlorës pasi kishte fshehur 2.5 kilogramë kanabis brenda sedijes së autobusit Vlorë-Siçili me të cilin kishte zgjedhur të udhëtonte drejt Italisë.
Blutë e qytetit bregdetar arrestuan në portin e Vlorës Julian Hoxharën, pasi gjatë kontrollit në autobusin e agjencisë së udhëtimeve “Arjani Travel” në brendësi të sediljeve të fundit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako të mbështjella me qese telefoni me lëndë narkotike brenda.
Sipas policisë, i riu e kishte transportuar lëndën narkotike me makinën e tij dhe më tej e kishte fshehur në autobus me te cilin do te udhetonte jashte vendit në tentativë për ta trafikuar drejt Italisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com