I përshirë në 'Far West-in' e ndodhur në Vlorë/ Kapet në Tiranë Taulant Manaj, u arratis pas vendimit skandaloz (VIDEO)

TIRANË- I rrezikshmi i Vlorës,  29- vjeçari Taulant Manaj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë pas një sherri të ndodhur mes bandave në shkurt të një viti më parë në Vlorë. Sipas policisë, ai fshihej në një pallat në lagjen "Ali Demi” ne kryeqytet dhe në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, u finalizua operacioni policor i koduar  “Befasia” që e çoi prapa hekurave. 

I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri)  u la i lirë në muajin gusht pas një vendim skandaloz nga gjykata.  Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi ta rikthejë në burg, për konfliktin e armatosur në shkurt por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.

Në gusht të këtij viti ndaj  Manajt ishte përcaktuar masa 'arrest në shtëpi' nga gjykata e faktit në Vlorë, rast ky i denoncuar fillimisht në Report TV e më pas nga ministria e Drejtësisë, e cili i kërkoi KLD-së shkarkimin e gjyqtares. 

Taulant Manaj u kap  në flagrancë në qershor të këtij viti në Vlorë, me armë në makinë, ndërsa ishte duke vuajtur masën e sigurisë arrest në shtëpi.  Më pasManaj (Beqiraj) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ngjarje kjo e ndodhur pranë Kishës Ortodokse, ku mbeti i plagosur në atë ngjarje. Dy grupe pasi lëviznin me armë, kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, teksa armët i mbanin në makinë.

VIDEO/ Momenti i përplasjes me armë më 27 shkurt 2018

Së bashku me Tauland Manaj (Beqiri), policia arrestoi në atë kohë edhe dy shtetas të tjerë Eris Llanaj, dhe Gazmir Canaj, të cilët ishin përfshirë në konflikt.

Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të,por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet dhe kishte armë në makinë. 

VIDEO\ Arrestimi i Taulant Manaj nga policia më 23 Qershor 2018

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eltoni: 03/11/2019 22:39

    O Fredi të keqen nëna pse e mbajte të gjith brënda?

    Përgjigju
  • Fredi: 03/11/2019 17:28

    Jo mor ku ka banda në Vlorë?! Vlora ka vetëm studiues shkencash..... no nji gabim do jet bo

    Përgjigju
    • Vlora: 03/11/2019 18:48

      Eh sa të dhemka Vlora mor Fred të kuptoj ke të drejtë, atë që të kujton Vlorën që të dhëmbka kam shumë pyete se ta thotë ajo se ç'farë jemi, ajo na admiron ti s'na do fare, a s'të dukem si studiues shkencash unë që nga shkrimi e deri tek artikulimi bir Vlore jam edhe unë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum